Gjatë një takimi me “task-forcën” drejtuar nga kryeministri Berisha është diskutuar për reformën e inspektoriateve.
Kryeministri theksoi se reforma i jep vendit një nga format më të studiuara dhe më të suksesshme të inspektimit, duke reduktuar ndjeshëm numrin e inspektoriateve ekzistuese dhe duke lenë vetëm 1/3 e numrit të tyre.
Gjithashtu, mbi bazën e akteve ligjore e nënligjore, si dhe të sistemit të ri do të shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 ditë që është aktualisht në 12 ditë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën burokratike mbi biznesin.
Kreu i qeverisë theksoi se sistemi i ri i inspektimit do të vendosë një barrierë të fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke rritur transparencën, nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit, në vendin e inspektimit.
”Task-forca për rregullimin e tregut dhe reformën ekonomike mblidhet sot për kurorëzimin ligjor të njërës prej reformave më të rëndësishme për ekonominë e tregut, funksionimin e saj, siç është reforma e inspektimit dhe inspektoriateve. Kjo reformë është një ndër më të shumëpriturat dhe më themeloret për biznesin e vendit. Kjo reformë hap një kapitull të ri në përpjekjet e maxhorancës për një klimë biznesi miqësore, të favorshëm, por mbi të gjitha për një konkurrencë të lire e të hapur”, u shpreh Berisha.
”Reforma kurorëzohet sot me ndryshimin ligjor të të gjithë ligjeve ekzistuese për inspektoratet që ne miratojmë këtu, me miratimin e 7 projektvendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat ndjekin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe më pas në Parlament të ligjit”, shtoi kreu i qeverisë..
”Kjo reformë, në sistemin e inspektoriateve”, tha kryeministri “ka një përshtatje të plotë me tregun, degëzimet dhe funksionimin e tij”.
Top Channel