Banka e Shqipërisë deklaroi se gjendja e pasigurisë që është krijuar në tregje po frenon kreditimin e ekonomisë, vecanërisht për privatët.
”Ndikuar nga pasiguritë e shtuara pë r Bankat jashtë dhe brenda vendit, sektori ka shfaqur një kë rkesë të ulë t pë r kredi bankare dhe në të një jtë n kohë dhe pë r të një jtë n arsye, bankat vazhdojnë të tregojnë kujdes të shtuar në procesin e kredidhë në s”, deklaroi guvernatori Fullani.
Pas mbledhjes së radhës, këshilli mbikqyrës i Bankës deklaroi se ekonomia ka ecur me ritme të dobëta edhe në tremujorin e dytë të vitit. Por, guvernatori tha se ndryshe nga tremujori i pare, rritja ekonomike ka qenë pozitive dhe se pritet të përmirësohet në tremujorët e ardhshëm të vitit.
”Ne mendojmë se janë disa elementë që na çojnë në pë rfundimin se rritja ekonomike do të jetë me e mirë se tremujori i parë në periudhë n prill-qershor dhe vlerë sojmë se tremujoret në vazhdim do të jenë fantastikë ”, shtoi Fullani.
Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 4 për qind. Guvernatori tha se rreziqet për inflacion vlerësohen të ulëta edhe gjatë muajve të ardhshëm dhe për këtë arsye Banka do të vijojë të mbajë një politikë lehtësuese monetare për të mbështetur ekonominë
Top Channel