Milani, sërish në merkato

28/08/2012 00:00

Fillimi i këtij sezoni nuk ishte ashtu siç pritej për Milanin.
Fillimisht kuqezinjve u duhej të përballeshin me rënien e numrit të
abonentëve dhe më pas me disfatën e parë në Serinë A me Sampdorian.

Këtyre problemeve u shtohet edhe një tjetër, dëmtimi i Robinjos. Braziliani gjatë ndeshjes të së dielës pësoi një dëmtim muskular që do ta lërë atë jashtë skuadre në përballjen ndaj Bolonjës. Kjo do të thotë se trajneri Alegri për këtë sfidë do të ketë në dispozicion vetëm dy sulmues Pacinin dhe El Sharaui.

Duke parë këtë situatë, Milani e sheh të nevojshme të ndërhyjë në merkato për blerjen e një sulmuesi të ri. Emri më i fundit që përmendet në ambientet kuqezi është ai i Bojan Kërkic, i cili duket se nuk hyn në planet e trajnerit të Romës, Zdenek Zeman.

Milan e kërkon 22-vjeçarin në formë huazimi, por Roma nuk e pëlqen këtë formulë, pasi preferon që të shtojë të ardhurat në arkat e saj. Në këtë pikë ajo që ka nje avantazh është Málaga që ka bërë një ofertë prej 2.5 milionë Eurosh për sulmuesin katalanas. Ajo që mund të bëjë diferencën në këtë pikë është dëshira e vetë Kërkic i cili preferon më shumë një kalim te kuqezinjtë. Për këtë arsye, drejtuesit e Romës kanë nisur bisedimet me ata të Milanit për të gjetur një marrëveshje në lidhje me Kërkic ne ditet e mbetura ne merkaton e kesaj vere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB