Formula 1/Pas fitores së tij të parë, Antonelli: Thuajse pësova infarkt në fund…tani, garat me radhë
Shkëlqim Muça nuk është më trajner i Flamurtarit. Lajmi konfirmohet nga
vetë presidenti i klubit vlonjat Shpëtim Gjika i cili deklarois se
vendimi u mor me mirëkuptimin e të dy palëve. Kjo do të thotë se
Flamurtari do të vazhdojë të paguajë Muçën për pjesën e mbetur të
kontratës.
Vendimi për largimin e Muçës nga pankina vlonjate erdhi menjëherë pas barazimit me Bylisin në javën e parë të Kategorisë Superiore, rezultat ky që është cilësur zhgënjyes nga ana e drejtuesve të Flamurtarit.
Tashmë drejtuesit e Flamurtarit kanë filluar kërkimet për zëvendësuesin e Muçës. Emri që është lakuar së fundmi është ai i spanjollit Hulian Rubio, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me Tiranën. Mësohet se klubi vlonjat duke dashur të përfitojë nga ky moment, ka bërë një ofertë në drejtim të Rubios.
Megjithatë Hulian Rubio nuk është kandidatura e vetme për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Një tjetër emër që po përmendet është ai i Gugash Maganit, i cili ka punuar me kuqezinjtë edhe përpara dy sezonesh. Për momentin Magani është trajner i Shkumbinit, por problemet e shfaqura së fundmi ne klubin peqinas mund të bëjë që ai të mendojë largimin nga skuadra.
Top Channel