Fillojnë punimet për një rruge në lagjen ‘Ali Demi’
28/08/2012 00:00
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për rikonstruksionin e një tjetër
rruge në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka njoftuar fillim e
punimeve për segmentin e rrugës që lidh rrugen “Ali Demi” me bulevardin
Bajram Curri.
Sipas kryetarit te bashkise rruga qe lidh lagjen ‘Ali Demi’ me unazen do te ndertohet sipas parametrave bashkekohore. Sipas tij eshte bere shpronesimi i pronareve te disa shtepive me fonde te bashkise ne vleren 112 milionë leke.
Top Channel