
Tek Interi është një tjetër Cassano. Të paktën kjo u pa në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Serisë A ku debutoi edhe futbollisti barez.
“Të luash me Sneijder dhe Milito-n është mjaft e thjeshtë. Tani m’u rikthye buzëqeshja. Ky Inter është me të vërtetë i frikshëm”, tha Cassano për mediat pas takimit Pescara-Inter të fituar nga zikaltërit me rezultatin e pastër 0-3.
Por përvec buzëqeshjes, Cassano-s tek Interi mund të përfitojë edhe një bonus të majmë. Plot 200 mijë euro për cdo 20 raste goli, asiste dhe penallti të fituara. Me asistin e dhënë mbrëmjen e së dielës për Milito-n, Cassano-n dhe 200 mijë eurot i ndajnë 19 pasime.
Ndërkohë, Milani e nis si mos më keq këtë kampionat. Kuqezinjtë u mundën 0-1 në fushën e tyre nga të rikthyerit në Serinë A, Sampdoria. Humbja shkaktoi rebelimin e tifozëve dhe vënien në alarm të drejtuesve të lartë të skuadrës për të bërë dicka në këto pak ditë merkato që kanë mbetur në mënyrë që të përforcohet skuadra. Pistat mbeten po ato; Kaka i Realit dhe Niang i Caen.
Top Channel