Spektakli i Ronaldinjos
27/08/2012 00:00
Një gol në stilin e atyre që shënonte njëherë e një kohë me Barcelonën,
nuk i ka mjaftuar Ronaldinjos për të qenë vendimtar me skuadrën e tij.
Në derbin kundër Kruzeiros, skuadrës së të njëjtit qytet, futbollisti
brazilian ka shkëlqyer me një gol të nisur që nga mesfusha.
Por festa e Ronaldinjos u prish nga goli i barazimit 2-2, që firmosi Mateus në shtesë, ndërsa ra në sy koha e gjatë e rikuperimit në një ndeshje që zgjati më shumë se 100 minuta.
Atletiko Mineiro kryeson kampionatin brazilian dhe synon titullin që mungon prej 40 vjetësh në këtë klub.
Top Channel