
Lukas Modric është një lojtar i Realit të Madridi duke i dhënë fund telenovelës më të gjatë të kësaj merkatoje verore në futboll.
Totenhem u dorëzua përballë 35 milionë eurove të ofruara nga “Los Blancos”, shumë që mund t’u shtohen edhe 7 milion euro të tjera bonuse, ashtu sic parashikohet nga një klauzolë nëse Real fiton një trofe të rëndësishëm këtë sezon.
Modric mbërriti në Madrid mëngjesin e së hënës. Ai u vendos menjëherë në stadiumin Santiago Bernabeu për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.
Kjo lëvizje bën akoma më të arritshëm objektivin e Milanit; Kaka. Kuqezinjtë kërkojnë ta rimarrin ish-asin e tyre në formë huazimi. Me mbërritjen e Modric edhe ato pak shpresa për aktivizim të brazilianit shuhen, e kjo mund të cojë në dorëzimin e Mourinho-s, përballë ofertës së Milanit. Problemi i vetëm mbetet mënyra e transferimit. Dy klubet kanë qendrime të kundërta në këtë pikë. Real preferon shitjen përfundimtare të Kaka, ndërkohë që synon huazimin.
E për të dalë nga ky ngërç, Bronzetti pritet të takohet me presidentin madrilen, Florentino Perez, ndërsa mediat spanjolle bëjnë me dije se në këto bisedime pritet të futen edhe emra të tjerë madrilenë, si Diarro apo edhe mbrojtësi Ricardo Carvalho, që të dy jashtë planeve të Mourinho-s.
Top Channel