Një incident diplomatik ndodhi pasditen e së hënës në Pekin, kur makina që transportonte ambasadorin japonez u ndalua dhe flamuri kombetar u shkul prej saj.
Në bazë të ligjit ndërkombëtar, ambasada apo automjeti diplomatik konsiderohen pjesë ekstraterritoriale, nën sovranitetin e shtetit përkatës, prandaj akti përbën një “agresion” ndaj sovranitetit japonez.
SI rrjedhojë, ambasada e ndodhur në kryeqytetin kinez formuloi një ankesë zyrtare, ndërsa Ministria e Jashtme Kineze u përgjigj duke shprehur “keqardhje të thellë” për ngjarjen.
Incidenti ndodh në momentin kur të dy shtetet janë angazhuar në një konflikt të ashpër ndërkombëtar mbi sovranitetin e disa ishujve që të dy vendet i pretendojnë në Detin e Kinës Lindore.
Pretendimi i Japonisë i sovranitetit të ishujve Senkaku (në japonisht, në gjuhën kineze quhen Diaoyu) ka ngjallur revolta të shumta anti-japoneze në vendin më të populluar të botës, manifestime në të cilat është djegur shpesh flamuri perandorak e zyrtar i Japonisë.
Top Channel