
Pas pezullimit për një faull në nisje në garën e Lozanës këtë herë Aries
Meritt ka fituar 100 metrat me pengesa në “etapën e radhës të Diamond
League”, që u zhvillua në Birmingem.
Atleti i njohur amerikan nuk ka mundur të thyejë rekordin botëror që kishte synim që në fillim, por ia doli të presë finishin para të tjerëve me kohën 12 sekonda e 95 të qindtat.
Dominimi i SHBA, u kompletua me vendin e dytë të Ricardson, ndërsa Dejvid Oliver u rendit në shkallën më të ulët të podiumit. Në stadikumin e Birmingemit, atleti që entuziazmoi më shumë turmën ishte Mo Farah. Pas dy medaljeve të Arta në Olimpiadën e Londrës, idhulli i publikut vendas doli i pari në garën e dy miljeve duke lënë në vend të dytë italianin Meuci.
Entuziasmi i britanikëve qëndroi prezent edhe në disiplinën e kërcimit së larti. Robi Grabarz fitoi garën duke eklipsuar favoritin nga Katari, Mutaz Esa Ahmed.
Top Channel