Delvinë, pranga të riut, qëlloi në ajër
27/08/2012 00:00
Qëllon në ajër me automatik, ndalohet një i ri nga Delvina. Burimet
policore deklaruan se Armando Zobo, banues në fshatin Kalasë – Delvinë,
pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. H., ka qëlluar
ajër me një armë zjarri tip automatik.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri tip automatik mod 56 (kallashnikov me një krehër me 15 fishekë.
Materialet procedurale ju referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,deklaron zyrtarisht policia.
Top Channel