Një gjyqtar 75-vjeçar, i goditur me shtizë në fyt gjatë një gare atletike në Gjermani, ndërroi jetë rrugës për në spital, ditën e hënë, pas një aksidenti tragjik.
Dieter Schmidt kishte shkuar të maste hedhjen e shtizës së një atleti, kur një konkurrent i radhes lëshoi një shtizë tjetër, e cila për fat të keq i tejçpoi fytin të moshuarit.
Mjekët e pranishëm gjatë mitingut kombëtar të atletikës, që po zhvillohej në Dyseldorf, e asistuan përpara syve të tmerruar të spektatorëve dhe atletëve të tjerë.
Emri i atletit që lëshoi shtizën vdekjeprurëse nuk u bë publik nga media gjermane, për të mbrojtur privasinë e tij si minoren, duke qenë se atleti ishte vetëm 17 vjeç.
Pas ndihmës së marrë në fushën e lojës, Schmidt u dërgua për në spital, ku mbërriti i pajetë, si rrjedhojë e humbjes së madhe të gjakut, pas prekjes së një arterie kryesore.
Vajza 18-vjeçare e gjyqtarit, gjithashtu atlete, ishte e pranishme gjatë zhvillimit të tragjedisë.
Top Channel