Superliga, fiton Teuta

26/08/2012 00:00

Flamurtari bën një gjysmëhapi fals në javën e parë të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bylisin, në një ndeshje që u zhvillua në fushë asnjëanëse.

Flamurtari zhbllokoi takimin me anë të Migen Memellit, i cili përfitoi nga një gabim i Adebajo. Në pjesën e dytë, skuadra ballshiote barazoi rezultatin, pikërisht me Adebajo, i cili korrigjoi gabimin e bërë në pjesën e parë.

Në minutat e fundit, Memelli pati një shans të mirë për të shënuar edhe golin e dytë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë dhe në fund rezultati mbeti 1-1.

Nuk gaboi Teuta që mundi Shkumbinin në Peqin me rezultatin 1-0. Nika është autori i golit të vetëm për skuadrën durrsake, që mori 3 pikët e para.

Në pjesën e dytë, Teuta pati mundësinë më të mirë për të shënuar golin e dytë të ndeshjes me anë të një 11-metërshi, por Sakaj gaboi nga pika e bardhë.

Ndërkohë, në ndeshjen e tretë të Kategorisë Superiore, Kukësi dhe Luftëtari barazuan me rezultatin 0-0.

Top Channel