Bundesliga, sukses i thjeshtë për Bayern

25/08/2012 17:40

Bajerni i Mynihut nisi në mënyrën e duhur sezonin e ri të Bundesligës, duke arritur një fitore të lehtë në fushën e debutuesve të Greuter Furth, në ndeshjen hapëse të sezonit.

Në “Trolli Arena”, vendasit arritën të përballonin favoritët për titull deri pak përpara intervalit.

Në të 37’, Muller realizoi një gol oportunist përpara portës, falë dhe ndihmës së pafajshme të futbollistit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavrajt.

Gjuajtja e neobavarezit Dante u grushtua nga portiere i Furth, por topi u devijua në mënyrë të pavullnetshme nga shqiptari në këmbët e talentit të përfaqësues gjermane, që nga pranë shënoi me lehtësi.

Pjesa e dytë nisi me bavarezët që diktuan krejtësisht lojën dhe Mandzukiç nuk iu desh një kohë e gjatë për të tundur rrjetën kundërshtare e per te shenuar golin e pare zyrtar me ekipin e tij te ri, pasi devijoi saktësisht në portën e boshatisur një goditje të Arjen Robben.

Holandezi rezultoi vendimtar edhe në golin e tretë, pasi një kros i ulët i tij u devijua në rrjetë nga Nehring, autori i një autogoli.

Me këtë sukses, Bajern nuk lejoi shkëputjen e kampionëve në fuqi, Borusias së Dortmundit, që nisi sezonin me një sukses 2-1 përballë Werder Bremen në shtëpi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta