Skëndërbeu nisi me sukses misionin e tij të mbrojtjes së titullit kampion, ndërsa fitoi në ndeshjen hapëse të Superligës në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase.
Në formë të mrekullueshme, kroati Pero Pejiç realizoi një trigolësh, që tregoi se kuqeblutë duhet të bëjnë ende shumë për të formuar një ekip të aftë për të rivalizuar titullin kampion, ashtu siç shpresohet në qytetin sportdashës.
Për vendasit, të drejtuar nga njeriu që fitoi titullin e parë me Skëndërbeun, trajneri Shpëtim Duro, ishte kapiteni Smajli ai që realizoi golin e nderit në pjesën e dytë.
Java e parë e Superligës do të vazhdojë të shtunën me ndeshjet Apolonia-Kastrioti, Laçi-Besa dhe Tomori-Tirana.
Ditën e dielë, java përfundon me takimet Bylis-Flamurtari, Kukësi-Luftëtari dhe Shkumbini-Teuta.
Top Channel