Siri, zhduket një gazetar amerikan

24/08/2012 02:30

Një gazetar amerikan rezulton i zhdukur prej më shumë se një jave.

Sipas ‘Washington Post’, janë humbur kontaktet me Austin Tice, fotoreporter 31-vjeçar i cili mbulon ribelimin sirian ndaj regjimit të Damaskut.

Tice, një ish-ushtar i marinës amerikane në Afganistan dhe Irak, ka shkuar në Siri nga Turqia në muajin maj.
 
Ndërsa mbrëmjen e së hënës një gazetare japoneze, Mika Yamamoto, është vrarë teksa raportonte për luftimet në Alepo të Sirisë, ka bërë me dije Ministria e Jashtme japoneze.

Zonja Yamamoto, 45 vjeç, ishte një korrespondente lufte për agjencinë “Japan Press”, me seli në Tokio.

Në momentin që u vra ajo ishte bashkë me një koleg, i cili identifikoi trupin për autoritetet, njofton më tej një zëdhënës i ministrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA