Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës doli libri i gazetarit Richard Miniter që mundohet të japë detajet e vrasjes së ish-kryeterroristit, Osama Bin Laden.
Në libër, ndër të tjera, gazetari Miniter pretendon se Shtetet e Bashkuara janë ndihmuar nga një zyrtar i lartë i ushtrisë pakistaneze në lokalizimin e shtëpisë së Bin Laden në Abotabad.
“Një kolonel i shërbimeve të inteligjencës të ushtrisë pakistaneze, pesë muaj para operacionit blitz të forcave speciale amerikane u paraqit në ambasadën amerikane në Islamabad ku mendohet se ka dhënë koordinatat e saktë të vendndodhjes së Bin Laden”, shkruan Miniter në librin e tij.
Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ushtria pakistaneze, që nëpërmjet një komunikate për mediat mohon kategorikisht që një zyrtar i lartë i saj, apo persona të tjerë brenda strukturave të ushtrisë të kenë ndihmuar Shtetet e Bashkuara në lokalizimin e Bin Laden.
Bin Laden u vra 2 majin e vitit të kaluar në shtëpinë e tij në Abotabad, pranë një reparti ushtarak pakistanez, duke i dhënë fund arratisë 10-vjeçare. Për një dekadë, ai qendroi në top-listën e personave më të kërkuar nga Uashingtoni, që pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në “Kullat Binjake”.
Top Channel