Disa nga kompanitë celulare shprehen të pakënaqura me vendimin e AKEP
për të mbajtur çmim dysheme në tenderin për licensën e tretë dhe të
katërt 3G.
“Ne konstatojmë me mërzi se AKEP nuk i mori parasysh sugjerimet tona. Ne besojmë se nuk ka absolutisht asnjë logjikë racionale të vendosësh një cmim fiks prej katër milionë euro në tenderin për licensën e tretë dhe të katërt 3G”, tha Julien Coustaury, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Plus”.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Plus” thotë se vendosja e çmimit dysheme në tender dhe shtyrjet e herëpashershme që i janë bërë procesit kanë cënuar konkurrencën në treg.
“Ne besojmë se AKEP duhet të promovojë konkurrencën dhe jo të forcojë dy polet, që kanë qenë të dhimbshme për konsumatorët shqiptarë gjatë këtyre viteve të fundit. Ne besojmë se ky është një gabim dhe ajo që kërkojmë është fleksibilitet me qëllim që të nxitet konkurrenca në treg”, theksoi Coustaury
Pak ditë më parë AKEP vendosi që tenderi për dhënien njëherazi të dy licencave 3G të zhvillohet në tetor dhe çmimi minmal në të dy rastet do të jetë 4 milionë euro.
Top Channel