Borussia Dortmund e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin gjerman të futbollit duke fituar 2-1 ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Werder Bremen.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë kaluan në avantazh në minutën e 11 me Marco Reus. Edhe pse zotëruan lojën, verdhezinjtë nuk arritën të krijonin raste të pastra për shënim.
Në minutën e 75 të pjesës së dytë kundërpërgjigjen miqtë, të cilët barazojnë me Gebre Selassie.
Goli i fitores për Borussia u shënua gjashtë minuta më vonë nga i sapofuturi në lojë, Mario Gotze.
Të shtunën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së parë të Bundesligës:
(15.30) Augsburg – Fortuna Dusseldorf
Freiburg – Mainz
Greuther Furth – Bayern Munich
Hamburger SV – Nurnberg
Monchengladbach – Hoffenheim
(18.30) Eintracht Frankfurt – Bayer Leverkusen
(20.45) Stuttgart – Wolfsburg
Ndërsa të dielën do të luhet ndeshja e fundit e javës së parë: Hannover – Schalke 04 (17.30).
Top Channel