Mbjell marijuanë për të ‘larguar’ mushkonjat

24/08/2012 00:00

Mbjell marjuanë në ballkon, justifikohet se e bënte për të larguar
mushkonjat. Ngjarja ka ndodhur në Verona të Italisë, ku karabinierët
ndaluan një 39-vjeçar, nën akuzën e kultivimit të marijuanës në
ballkonin e banesë së tij.

Efektivët e policisë e dalluan bimën narkotike gjatë një kontrolli rutinë në zonë. Burri u tha karabinierëve se e kultivonte bimën për të larguar mushkonjat, që e bezdisnin gjatë ditëve të nxehta të verës.

Një justifikim i tillë nuk i mjaftoi 39-vjeçarit për të shpëtuar nga akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB