Masakra në New York, në rrjet fotoja e autorit

24/08/2012 00:00

Fotoja e personit përgjegjës për kaosin e një dite më parë në afërsi të
Empire State Building të New York-ut, po qarkullon në internet.

Nje kamera sigurie regjistroi momentin e vdekjes se Jeffrey Johnson, nje video shokuese qe tregon 58-vjeçarin e veshur me nje kostum elegant ngjyre gri e nje çante ne dore, njerezit qe vrapojne, e me pas agresorin teksa bie ne gjunje e plandoset ne toke, i goditur nga plumbat e policise pas qelloi per vdekje ish shefin e vet, 41- vjecarin Steven Ercolino.

Sipas raporteve, Johnson e kish ndjekur viktimen, e pasi jane zene me fjale, e ka qelluar tre here ne koke me pistolete. Nje vit me pare, Ercolino ishte bere shkas per pushimin e tij nga puna. Dizajneri i veshjeve per gra, kishte 6 vjet qe punonte per Hazard Imports, zyrat e se ciles ndodhen prane nderteses ikone te New York.

Pas sulmit, 58-vjeçari kishte tentuar te largohej, por nje punetor ndertimi, deshmitar i vrasjes, i eshte vene pas e ka njoftuar dy police. Kur Johnson nxorri pistoleten e ua drejtoi agjenteve, ata nxituan te pergjigjen. 9 jane personat e plagosur gjate incidentit dhe kryetari i Bashkise se New York-ut, Majkell Blumberg e pranoi se nje pjese e tyre, jane goditur aksidentalisht prej policeve. Episodi tmerroi personat qe ndodheshin prane Empire State Buidling ne ato momente e i ka shqetesuar thelle banoret e Neë York-ut.

“Nuk e di sesi mund te ndodhe nje gje e tille perpara kesaj ndertese, ku siguria eshte ne maksimum.Mendo pastaj c`mund te ndodhe ne zona te tjera”, thotë një banor.

Te aferm dhe fqinje te 58-vjecarit e kane pershkruar ate si nje njeri te kendshem, te qete e te edukuar qe e donte jeten, e thone se vetem deshperimi i thelle mund ta kete shtyre drejt nje gjesti te tille.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA