Liga e Europës, fitojnë pretendentët

24/08/2012 00:00

Nisën ndeshjet e fundit kualifikuese të Ligës së Europës, që do të nxjerrë emrat e skuadrave që do të konkurojnë më tej në fazën në grupe në kupën e dytë të Europës.

Kompeticioni premton spektakël sivjet, nisur dhe nga pjesëmarrja e disa prej klubeve më me emër në Europë, si Liverpul, Inter, Marsejë, Lacio, PSV, Fejnord etj. Në ndeshjet e para të luajtura të enjten, Inter fitoi 2-0 në transfertë ndaj rumunëve të Vasluj. Liverpul mposhti 1-0, po në transfertë skocezët e Hearts. 2-0 në transfertë fitoi edhe Lacio, ndërsa Marseja mposhti 1-2 skuadrën e Sherif. Por fitorja më e thëllë u regjistrua nga PSV e cila mundi 5-0 skuadrën e Zetas.

Skuadra e miliarderëve të Anzhit, ku luan edhe Eto’o, nuk shkoi dot më shumë se fitorja 1-0 në fushën e saj ndaj Alkmarit.

Ndeshjet kthimit, që do të përcaktojnë edhe emrat që do të vazhdojnë rrugën për në fazën e grupeve, luhen javën e ardhshme.

Top Channel