Kinë, para gjyqit një sozi e Lady Makbeth?

24/08/2012 00:00

Kur Gu Kailait iu dha denimi i pezulluar me vdekje për vrasjen e
biznesmenit britanik Neil Heyëood, shumekush pyeti ç`kish ndodhur me
bashkeshorten e politikanit te turperuar Bo Xilai, e cila ne sallen e
gjyqit dukej shume ndryshe.

Spekullimet se ne ate seance nuk ndodhej ajo vete, por nje sozi, moren menjehere udhe. Po cfare na tregojne te tilla dyshime per kinen e diteve tona? Qe kur u shfaqen pamjet e 53-vjeçares qe merrte denimin, ne internet nisen te qarkullojne thashesheme mbi identitetin e gruas se paraqitur aty.

Ne sitet e medias sociale gjalleruan teorite se personi ne fjale, shume me e mbushur se ajo qe mediat po e quajne Lady Makbeth e Kines, ishte nje sozi. A po shohim te njejtin njeri, apo me bejne syte, shkruhej ne nje blog.
Sepse sado te shendoshet apo dobesohet dikush, strukturore e tij kockore nuk ndryshon. Nje tjeter hynte akoma me shume ne detaje: vini re cepat e buzeve, qeskat poshte syve dhe sidomos veshet qe kane forme krejtesisht tjeter.

Cfardo t`u besh qeskave, veshet nuk i ndryshon dot. Nga spekullime interneti, shume shpejt keto fjale u shnderruan ne subjekt me serioz qe do te trajtohej edhe neper gazeta. Nje prej tyre, e perditshmja e Hong- Kongut Apple Daily, shkoi deri aty sa te merrte persiper identifikimin e te dyshuares si sozi: Zhao Tianyun, ishte perzgjedhur sipas gazetes, nga vete bashkeshortja e kryeministrit Jiabao.

Vorbulla e hamendesime eshte shtrire edhe pertej detit. Kaq shume u angazhua ‘Financial Times’ me kete çeshtje sa eshte konsultuar me dy eksperte te identifikimit facial, te cilet perdorin metoda te avancuara per dallimin e fytyres, perfshire rindertimin ne program dy dimensional nisur nga pikat kyce te saj.

Eksperte dolen ne perfundimin se personi qe shfaqet ne pamjet filmike te gjyqit, nuk eshte Gu. Pyetja qe shtrojne shume media te huaja eshte: a besojne vertet kinezet se nje sozi u perdor ne gjyqin e Gu Kailait apo thjesht duan te percjellin ne kete menyre mosbesimin e thelle ndaj sistemit gjyqesor te vendit dhe autoriteteve ne pergjithesi. Nje gje eshte e qarte, thote shkrimtarja e njohur Zhang Yihe. Makineria e fuqishme kineze e propagandes ka genjyer per 60 vjet dhe tani edhe sikur te thote te verteten, te gjithe do ta vene ne dyshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB