Drejtoria e Shëndetit Publik reagoi ne lidhje me raportimet ne media mbi
kontrollet e ushtruara ne disa njesi te sherbimit, si lokale dhe
restorante ne Tirane.
Sipas kesaj drejtorie, reportimet mbi zbulimin e mishit apo nenprodukteve te tij me ngarkesa bakteriale nuk jane te bazuara dhe se ne te gjitha kontrollet e ushtruara, ku produkt ka rezultuar brenda parametrave dhe standardeve higjeno-sanitare.
Drejtori i Drejtorise se Shendetit Publik zoti Mhill Gecaj, sqaron se kontrollet per garantimin e cilesise se ushimeve dhe ujit te pijshem, veçanerisht stinen e nxehte te veres qe perkon edhe me sezonin turistik kane vijuar dhe do te vijojne me intesitet per te siguruar cilesine e ushmeve dhe jeten e konsumatoreve. Sipas Gecajt, ne pergjithesi, raportet e kontrolleve kane treguar pastertine e ujit te pijshem dhe ushqimeve, ndersa ne rastet, kur jane verejtur ngarkesa te demshme, jane marre menjehere masat duke vendosur gjoba ndaj subjekteve qe i prodhojne apo tregojne keto produkte. Ndersa ne rastet kur ato perseriten, do te shkohet deri edhe ne bllokimin e aktiviteteve, siç e parashikon edhe ligji.
Drejtoria e Shendetit Publik dhe Inspektoriati Sanitar Shteteror deklaron se eshte duke bashkepunuar ngushte me Bashkine e Tiranes dhe drejtorine ne varesi te saj, per te patur situaten nen kontroll dhe garantuar cilesine e ushqimit per konsumatoret.
Top Channel