
Çdo verë mbledh në Shqipëri me mijëra emigrantë që vijnë për të kaluar pushimet në atdhe, për të takuar familjet dhe për t’u çmallur me vendin ku janë rritur.
Por, largimi nga Shqipëria asnjëherë nuk do të thotë që lidhjet me të mbarojnë vetëm në verë. Shqiptarët edhe pse ne emigrim kërkojne gjithmonë një dritare ku të informohen mbi atë që ndodh në atdhe, një pikë ku të mbajne gjallë lidhjet me vendin, me gjuhën edhe për fëmijet e tyre.
Për shqiptarët kudo, brenda dhe jashtë Shqiperisë, platforma “Digitalb” përbën një mundësi të mirë jo vëtëm për informim, por edhe për argetim me një sërë kanalesh të profilizuar, ku mund të gjenden nga produksionet më të reja të kinemasë botërore, por edhe filmat klasike.
”Duke marrë parasysh 100-vjetorin e pavarisë, edhe “Digitalb” ka sjellë risitë e tij në këtë drejtim. Në platformën tonë, filmi ka një peshë të madhe dhe këtë pikë të fortë tashmë synojmë ta shihni në HD, sepse cilësia kështu është edhe më e madhe. Për këtë sezon të ri, “Digitalb” ka sjellë edhe disa risi të tjera teknologjike, midis të cilave edhe pagesën “Pay-Pal” për të gjithë emigrantët. Tashmë, në faqen zyrtare të “Digitalb”, mund të aplikohet dhe me kartë krediti të bëhet abonimi direkt, kudo që të ndodhesh në botë”, u shpreh Agim Poçari, drejtor i programacionit të platformës.
Dokumentarët më interesante, me tematika historike, sociale dhe artistike kanë ngjallur gjithmonë interes tek abonentet. Edhe këtë sezon, “Digitalb” ofron për shikuesin brenda, por edhe jashtë Shqiperisë më të mirën e mundshme, duke sjellë përveç kesaj edhe risitë teknologjike, kanalet “HD”, por edhe atë tre dimensional.
”Dokumentarët përbëjnë një enciklopedi të rrallë, që me disa kanale, përfshi kanalet e shtuara HD, janë në gjendje të kënaqin dëshirat e të gjithë të apasionuarve pas dokumentarëve. Përveç kanaleve konvencionalë, janë shtuar për herë të parë në Shqipëri edhe transmetimet në 3D të ndeshjeve, filmave dhe programeve për fëmijë”, shtoi Poçari.
Edhe të vegjëlit kanë hapësiren e tyre në ekranin e “Digitalb”, një hapësire ku të argëtohen me miqtë e tyre të preferuar të fantazisë dhe perrallës, dhe që do të pasurohet edhe më tej.
Një hapësire që prindërit, ata që jetojnë jashtë vendit i ndihmon që fëmijët të mos e harrojnë gjuhën shqipe.
”Për fëmijët kemi disa seriale të rinj shumë të ndjekur dhe telefilmat e momentit, por kryesorja është që janë të gjitha në shqip”, theksoi drejtori i programacionit të platformës.
Për të apasionuarve pas filmave, ka nëntë kanale nga ku vijnë realizimet më të suksesshme të momentit si “The Artist”, “True Grit” apo “The Hangover 2”.
Ndërsa për të apasionuarit pas dokumentareve, serviren një sërë filmash me tematike bashkëkohore, por edhe historike. Mbi 100 premiera, të përzgjedhura vetëm për shikuesit e “Digitalb”.
Ne 100 vjetorin e pavaresise, nuk mungojne produksionet dedikuar ketij viti jubilar. Kanali T sjell çdo gjë që ka të bëjë me Shqipërinë.
Top Channel