Dënohet milioneri aksidental

24/08/2012 00:00

Aksidentalisht milioner dhe tani prapa hekurave. Kur Westpanc Bank i
hodhi gabimisht 10 milionë dollarë neozelandeze apo 7.5 milionë dollarë
amerikanë në llogarinë e tij pas një kërkesë për kredi, mendimi i parë i
Hui Gaos, qytetar i Zelandës së Re, ishte t’i mbante për vete, edhe pse
e dinte shumë mirë që duhet t’i kthente.

Burri mori paratë e u arratis në Kine në 2009-ën. Vitin e kaluar, ai u arrestua bashke me te dashuren, ndersa perpiqeshin t’i shpetonin ndjekjes. Gjykimi per “milionerin aksidental” eshte dhene sot. Gao u denua me 4 vjet e gjysmë burg per pervetesim parash dhe e ish e dashura Karra Hurring me 9 muaj arrest shtepie. Nga sa pat deklaruar ne nje interviste, 31-vjecari eshte penduar per gjestin e tij.

“Po te me hidhnin perseri para ne llogarine time bankare, do t`i ktheja te gjitha”, tha Gao.

I ekstraduar ne dhjetor nga Hong-Kongu ne Zelanden e Re, Gao u deklaruar fajtor per shtate akuzat e ngritura ndaj. Ne sallen e gjyqit, 31-vjeçari tha se nuk mund t`i kthente parate mbrapsht. Banka ka rimarre deri tani 3 milione dollare neozelandeze, ndërsa është duke kerkuar pjesen tjeter. Ne 2009-te, Gao kishte beri kerkese per nje kredi prej 100.000 dollaresh neozelandeze, por ne llogari iu kaluan 10 milione.

Banka e kuptoi gabimin disa dite me vone, kur çifti i kishte kaluar tashme parate ne llogari te tjera e ishte larguar drejt Hong-Kongut. Nje pjese te dollareve ata i kane humbur me shpenzimet e shfrenuara neper kazinote e Kines Jugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB