Slloveni, aksident ajror, viktima

23/08/2012 16:40

Një balonë e mbushur me njerëz u ndez në flakë dhe u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Slloveni, duke vrarë katër persona dhe plagosur 21 të tjerë, midis të cilëve edhe disa fëmijë.

Aksidenti ndodhi praën kryeqytetit Ljubjanë. Dhjetë persona morën ndihmë urgjente në vendngjarje, ndërsa tetë të tjerë ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Lajmi u raportua nga Agjensia Sllovene e Lajmeve, “Dnevnik”, ditën e enjte.

Midis të plagosurve janë edhe disa shtetas të huaj, por ende nuk është bërë i qartë identiteti i tyre. Në total, në bordin e balonës ndodheshin 32 persona, përfshirë piloti dhe ndihmësi i tij.

Nuk është e qartë se kur nisi flaka dhe se si ajo përfshiu balonën, e cila përdorte gazin helium për të qëndruar në ajër.

Top Channel