Endrra e shqiptarit Xhon Goci për të fituar një vend në Kongresin Amerikan, në shtetin e Miçiganit, përfundoi pa sukses më 7 gusht.
Pas kësaj, ai u arrestua dhe po përballet me akuzën se gënjeu agjentët federalë. Akuzat lidhen me çështjen kundër Tomo Duhanaj, pronarit të një “fast-food”-i, “Brace Hamburgers”, i akuzuar për marrjen e parave me fajde.
Kur ai u arrestua në Maj, agjentet federale zbuluan dy çeqe, ku nuk ishte shënuar emri i marrësit. Dokumentet federale tregojnë se një prej çeqeve prej 2700 dollarësh vinte nga Xhon Goci.
Agjentët zbuluan fakte që tregonin se historia i përket muajit shkurt dhe fajdet kishin nje interes prej 45%. Kur bëri një deshmi me betim për agjentet federalë më 17 korrik, Goci kishte thëne se nuk ishte i informuar për arrestimin e Duhanaj si dhe shpjegoi se çeqet u lëshuan për borxhet qe ai i kishte marrë atij.
Sipas agjentëve, Goci u kishte thënë atyre se huaja ishte financuar nga një person i quajtur Rendi (Randy), mbiemrin e të cilit nuk e dinte dhe kjo ishte arsyeja pse emri i këtij të fundit nuk u shënua në fletën e çekut.
Sipas agjentëve, Goci kishte folur për një për interesa prej 15% dhe se nuk kishte patur ndonjë afat për shlyerjen e huasë. FBI vlerësoi se të dy deklaratat e tij ishin të rreme; ai mashtroi për perqindjen e fitimit, për ta ndihmuar Duhanaj në fshehjen e operacionit te fajdeve.
Agjentet disponojnë edhe zbardhje të bisedave mes Gocit dhe Duhanaj, se çfarë duhet të thoshte Goci për çeqet. Ende nuk është e ditur nese ai do të dalë përpara gjykatësve.
Pas arrestimit ai lëshoi këtë deklarate: “Qëllimi im është të bashkëpunoj plotësisht me FBI-në përgjatë hetimeve dhe të ruaj pafajësinë time, në lidhje me këtë çështje dhe pres të shpallem i pafajshëm për akuzat false që u ngritën kundër meje”.
Top Channel