Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se ka ende kohë që diplomacia dhe
sanksionet të detyrojnë Iranin të heqë dorë nga ambicjet e tij
bërthamore.
Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, e cila ia ka drejtuar atë jo vetëm qeverisë së Teheranit por edhe vetë Izraelit.
“Shqetësimi ynë i parë është siguria e aleatëve tanë izraelitë, me të cilët Uashingtoni vazhdon të bëjë konsultime, por të cilëve u kemi bërë të qartë se ka ende kohë për diplomaci”, ka deklaruar Nuland.
Ndërkohë, vetë qeveria izraelite u është përgjigjur deklaratave të mëhershme të presidentit Mahmoud Ahmadinejad, se vendi do të zhduket nga Lindja e Mesme.
“Kushdo që mendon se mund të çrrënjosë Izraelin nga hartat gjeografike dhe vepron për këtë qëllim, ta dijë se do të ketë përballë peshën e fuqisë sonë ushtarake”, ka deklaruar shteti hebre.
Deklarata është bërë nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite, gjenerali Benny Gantz, i cili i ka dërguar një mesazh të qartë Iranit.
Gantz cilësohet nga mediat lokale si një nga zërat më të moderuar përsa i përket opsionit për një sulm të Izraelit ndaj Republikës Islamike.
Ndërkohë, qeveria e Teheranit nuk i sheh paralajmërimet e Izraelit si sinjalin e një sulmi të vërtete të “armikut sionist” kundër impianteve bërthamore të instaluara në vend.
Top Channel