Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Një USB po qarkullon në Paris, ose ndoshta edhe më larg, por që po u sjell djersë të ftohta detektivëve francezë.
Në objektin e vogël janë arkivuar planimetritë e 9 mijë pallateve, mes të cilave spikat ajo e Elizeut, rezidenca e presidentit francez, dhe e zyrave të Ministrisë së Brendshme, Prefekturës së Policisë, bankave, etj.
Informacionet, që mund të tundojnë keqbërësit e rangut të lartë, janë vjedhur pak ditë më parë nga makina e një menaxheri të sipërmarrjes që do të instalojë një rrjet fibrash optike në këto ndërtesa, në kuadër të një projekti për mbikëqyrjen e kryeqytetit francez.
USB-ja ishte bashkë me një softëare tjetër dhe disa dosje në një çantë në makinën e menaxherit, i cili kishte shkuar në zonën jug-lindore të Parisit për të marrë një të afërm.
Nuk kishte parashikuar të qëndronte gjatë dhe nga shpejtësia kishte lënë hapur dyert e makinës. Kur u kthye, dikush kishte “pastruar” gjithçka.
Një divizion i policisë gjyqësore të Parisit ka kontrolluar lagjen dhe ka gjetur çantën ku mbahej USB-ja, por objekti i vogël ishte zhdukur.
Top Channel