
Qeveria franceze planifikon të rrisë mundësinë e punësimit për komunitetin e emigrantëve romë dhe të heqë një taksë qe rendon mbi punedhenesit per punesimin e tyre.
Lëvizja e qeverisë socialiste të Hollande erdhi pas kritikave të shumta që Brukseli i bëri Parisit, mbi disa operacione dëbimi të romëve, kryesisht shtetas rumunë dhe bullgarë, të vendosur në kushte të papërshtatshme higjenike në disa qytete te medha franceze.
Sipas kritikëve, midis të cilëve u përfshinë edhe disa prej shoqatave më të rëndësishme të të drejtave të njeriut, dëbimi shkelte parimet thelbësore të të drejtave të njeriut.
Në një deklaratë, Parisi zyrtar theksoi se do të vazhdojë të shpërndajë kampet që përbëjnë rrezik për shëndetin publik, por shtoi se është i vendosur që t’u ofrojë më shumë shanse intregrimi romëve.
Brenda vendit, spastrimi ka gjetur mbështetje të gjerë, por opozita ka sulmuar presidentin Hollande për “kopimin” e politikave konservatore të ndjekura nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy.
Një fushatë e njëjtë ndaj romëve e vitit 2010 krijoi një incident diplomatik Francës dhe Rumanisë, ndërsa socialistët atëherë në opozitë kritikuan ashpërisht qeverinë e atëhershme.
Top Channel