Koha do të ecë, por enigma e vrasjes së Osama Bin Ladenit do të mbetet. Cfarë ndodhi në Abotabad të Pakistanit, 2 Majin e 2011 dhe cili ishte ekzekutori i Mbretit të Terrorit.
Detaje do të vijnë përmes një libri të shkruar nga një prej pjesëtarëve të skuadrës e ngarkuar me misionin e vështirë, Navy Seals. Pseudonimi i tij është Mark Owen. Libri “No Easy Day”, i rrëfyer në vetë të parë, është publikuar nga shtëpia e famshme botuese “Penguin” e parashikohet të jetë një prej titujve më të shitur të vitit.
Madje sipas prestigjozes amerikane “New York Times” që e ka publikuar e para lajmin, mund të ndikojë shumë fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Owen në libër ka ndryshuar edhe emrat e shokëve. Nis me rënien e një helikopteri, ku autori mund të kishte humbur jetën dhe mbyllet me telefonatën në Shtëpine e Bardhë, ku konfirmon vdekjen e kreut të organizatës terroriste “Al Kaeda”.
“No Easy Day” përcaktohet si një prej librave themelore të historisë moderne. Por Oëen do t’i prezantohet lexuesve duke rrëfyer pjesë nga fëmijëria e tij në Alaska apo stërvitjen për të arritur në misionin më të rëndësishëm të jetës së tij. Oëen u ndihmua nga Kevin Maurer, autori i katër librave për forcat speciale në Afganistan.
“Penguin” nuk ka bërë të ditur nëse ka marrë autorizim zyrtar për të publikuar informacionet, të cilat deri tani janë klasifikuar si tejet sekrete. Zëdhënësi i Marinës amerikane përmes një e-maili shpjegon: “Autori nuk ka marrë asnjë aprovim. As marina nuk ka patur kërkesa nga ana e shtëpisë botuese”.
Edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare pohon se nuk është aspak në dijeni. Por ndërkohë shtëpia botuese ka parashikuar një tirazh prej 300 mijë kopjesh, ndërsa sa i takon promovimit, autori do të shfaqet në ekran me fytyrë të mbuluar dhe zë të modifikuar.
Top Channel