
Investitori miliarder, George Soros, ka blerë një pjesë të aksioneve të klubit të futbollit të Manchester United, u raportua në orët e vona të së hënës.
Fondi i Investimeve të manjatit Soros bleu 7,85% të aksioneve të klasit A, të cilët kanë më pak të drejta vendimmarrje brenda klubit.
Në total, 82-vjeçari ka tashmë në zotërimin e tij 1,9% të të gjithë klubit, një pasuri me vlerë prej 40,7 milionë dollarësh, të paktën deri në momentin e mbylljes së bursës ditën e hënë.
Manchester United u kuotua në bursën amerikane më parë gjatë muajit, me një çmim fillestar prej 14 dollarësh për aksion, çka e ngre vlerën e përgjithshme të klubit në 2,3 miliardë dollarë, më shumë se kushdo skuadër futbolli në histori.
Skuadra e Premier League kontrollohet që prej vitit 2005 nga familja Glazer, investitorit miliarder amerikan të sporteve, që ka gjithashtu nën kontroll edhe skuadrën e futbollit amerikan, “Tampa Bay Buccaneers”.
Top Channel