Rusia anëtarësohet në OBT

22/08/2012 00:00

Rusia u bë anëtarja e radhës së Organizatës Botërore të Tregtisë duke përmbyllur me sukses 18 vite negociata. Anëtarësimi i Moskës u zyrtarizua ditën e mërkurë gjatë një ceremonie modeste të mbajtur në selinë e OBT-së.

Hyrja e Rusisë në këtë organizatë u përshëndet nga Bashkimi Europian që deklaron se me këtë anëtarësim, ekonomitë në vështirësi e BE-së do të marrin një shtysë pozitive, sidomos kompanitë me aktivitet ndërkombëtar, ndërsa Moska përfiton lehtësira të mëtejshme në eksportimin e produkteve të saj.

Rusia është partneri i tretë i Bashkimit Europian përsa i përket volumit të shkëmbimeve tregtare që shkojnë deri në 108 miliard euro në vit. Vetë Rusia eksporton mallra që kapin vlerën e 200 miliard eurove në vit, 130 miliard nga të cilat janë eksporte të naftës, nënprodukteve të saj dhe gazit.

Hyrja e Rusisë në OBT u jep më shumë akses kompanive të huaja në tregun rus që përkthehet në më shumë investime në këtë vend e më shumë konkurencë, sidomos në sektorin energjiktik, ku Rusia është ndër prodhuesit e parë në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB