Panairi ëmbëlsirave në Maliq

22/08/2012 00:00

Qyteza e Maliqit është gjallëruar për të 5-in vit nga Panairi i
Embëlsirave. Atje ku nisi zanafilla e prodhimit të sheqerit banorët
përpiqen ta ruajnë traditen përmes organizimit të një aktiviteti festiv
ku ëmbëlsira tradicionale dhe jo vetëm janë servirur për pjesëmarrësit.

Nje torte me simbolin tone Kombetar flamurin ne kete vit jubilar te Pavaresise eshte embelsira qe ka terhequr vemendjen e mases dhe te gjithe kane nxituar per ta pare ndersa nuk kane munguar embelsirat e shumellojshme te pregatitura ne ambiente familjare nga grate Maliqare, por edhe ne pasticerite e pakta te qytetit.
 
Po ne te njeten dite eshte kremtuar edhe 60-vjetori i Pallatit te Kultures “Dhimiter Orgocka”, ku jane nderuar me tituj te ndryshem shume qytetare te Maliqit, kontribues ne fusha te ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB