Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është gruaja më e fuqishme në botë. Revista Forbes publikoi listën me 100 femrat më të fuqishme në planet, ku në vendin e dytë renditet Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Vendi i tretë shkon për presidenten e Brazilit, Dilma Roussef që ruan të njëjtin pozicion nga publikimi i fundit, ndërsa Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama është vetëm e shtata.
Me këtë rënditje, Merkel shpallet gruaja më e pushtetshme në botë për herë të pestë në gjashtët vitet e fundit, duke u renditur e dyta vetëm një herë, e lënë pas nga Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.
Në listën 100 emërore e hartuar nga Forbes përfshihen femrat më të pushtetshme e me më shumë ndikim nga të gjitha fushat e jetës, politikë, ekonomi, kulturë, muzikë, madje s’mungojnë as stilistet, si ajo italiane Prada.
Top Channel