BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar presidentin amerikan Barack Obama se po planifikon të përdorë armët kimike të Sirisë si një justifikim për ndërhyrje ushtarake.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” i është përgjigjur paralajmërimit të zotit Obama se, Siria do të kalonte “vijën e kuqe” nëse do të përpiqej të përdorte armë të tilla.
“Sërish, fuqitë Perëndimore po gërmojnë thellë për të gjetur justifikime për një ndërhyrje ushtarake”, ka shkruar “Xinhua” në edicionin e saj online.
Kina dhe Rusia kanë bllokuar disa herë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë nga OKB.
Komenti i “Xinhua” nuk është një deklaratë zyrtare, por ajo reflekton frikën në radhët e liderëve komunistë kinezë se Perëndimi dëshiron ndryshimin e regjimit në Damask, deklaron korrespondenti i BBC nga Pekini.
Aktivistët e opozitës siriane deklarojnë ndërkohë se tetë persona janë vrarë të mërkurën në një ofensivë të ushtrisë siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët, në kryeqytetin Damask. Gjithësesi, lajmi nuk mund të verifikohet në rrugë të pavarur.
Aktivistët e opozitës deklarojnë se mbi 20 mijë persona, shumica e të cilëve civilë, kanë vdekur që nga nisja e kryengritjes kundër presidentit Assad vitin e kaluar.
Top Channel