
Irani lajmëroi se ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe testimin e një rakete të re balistike me rreze të shkurtër, të quajtur “Fateh-110” ose “Pushtuesi”.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad ishte ai që përuroi armën e re ditën e martë, vetëm dy javë pas testimeve të saj të para.
Në fjalimin e rastit, Ahmadinejad deklaroi se qëllimi i Teheranit “nuk është agresiv, por vetëm ndërtimi i armëve të afta që të mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e vendit nga çdo sulm i jashtëm”.
Ndërkohë, spekulimet se një sulm i Izraelit ndaj Iranit është i afërt vazhdojnë të qarkullojnë në mënyrë të vazhdueshme në media.
Një javë më parë, këtij debate ndërkombëtar iu bashkua edhe Kryeministri Berisha, i cili cilësoi Presidentin e Iranit si një faktor të madh destabilizmi në botë, ndërsa shprehu mbështetjen totale të Tiranës zyrtare për shtetin e Izraelit.
Top Channel