Kongresmeni Todd Akin, i cili shkaktoi nje furtunë të vërtetë reagimesh pas deklaratës së trupat femërore mund të parandalojnë shtatzaninë në rastin e një “përdhunimi të ligjshëm”, kërkoi ndjese publike përmes një video.
Kjo mund të cilësohet dhe përpjekja e fundit e Akin, që kandidon në Misuri për Senatin Amerikan, për t’iu drejtuar votuesve edhe kolegeve republikane qe i kërkuan atij te braktiste garën.
Kongresmeni 65-vjeçar e nisi kështu ndjesën e tij: “”Përdhunimi është një akt djallëzor. Përdora fjalët e gabuara në mënyrën e gabuar dhe për këtë kërkoj ndjesë. Fakti është se një përdhunim mund të çojë në një shtatëzani. E vërteta është se perdhunimi ka shumë viktima. Gabimi që bëra ka lidhje me fjalët që thashë, jo me ndjenjat që kam. Kërkoj ndjesën tuaj”.
Kongresi Amerikan i Obsteterve dhe Gjinekologëve nënvizoi se këndvështrimi i Akin bie në kundërshtim me të vërtetat themelore biologjike, sepse nje grua e përdhunuar nuk ka asnje kontroll mbi ovulimin, fekondimin apo shtatzaninë.
Çdo vit ndodhin nga 10 mijë deri ne 15 mijë aborte si pasojë e përdhunimit apo incestit.
Fill pas deklarates se Akin, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardheë, Mitt Romney dhe kandidati për zv/president Paul Ryan e distancuan fushaten nga pikepamjet e gabuara te kongresmenit.
Javen e kaluar, ai kryesonte ne sondazhe duke lene pas demokraten Claire Mc Kescill, ne shtetin Misuri. Sipas analisteve, shume republikane jane te mendimit se gafa e tij do te demtoje shpresat e tyre per te marre kontrollin e Senatit Amerikan ne zgjedhjet e nentorit.
Top Channel