Egjipti i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar një ndihmë prej 4,8 miliardë dollarësh, për t’i dhënë një impuls ekonomisë në vështirësi.
Kërkesa u parashtrua zyrtarisht ditën e mërkurë, pas një takimi në Kajro midis presidentit Mohammed Mursi dhe shefes së FMN-së, Cristine Lagarde.
Nga ana e saj, Lagarde theksoi se FMN do të përgjigjet me shpejtësi, por pa caktuar një afat konkret.
Paralelisht, kryeministri Hisham Qandil theksoi se është thelbësore që marrëveshja të finalizohet brenda fundit të vitit.
Kredia madhore nevojitet për të kompensuar pasojat negative të revolucionit që largoi nga pushteti pas më shumë se tre dekadash në krye të shtetit diktatorin Hosni Mubarak.
Aktualisht, vendi përballet me përgjysmim të investimeve të huaja dhe një rënie në nivele rekord të numrit të turistëve që vizitojnë vendin me 85 milionë banorë.
Top Channel