PSG insiston, gati rinovimi me Luis Enrique deri në vitin 2030
Probleme tek Milani. Alexandre Pato, ai ku kanë kthyer sytë të gjithë milanistët për të marr përdore skuadrën këtë sezon pas largimit të Ibra-s dhe Thiago Silva-s, pak ditë nga nisja e sezonit, është dëmtuar.
Sic raportojnë mediat italiane, sulmuesi brazilian ka pësuar një dëmtim gjatë seancave stërvitore. Dëmtimi, përvecse do të humbë nisjen e kampionatit, mund ta mbajë larg fushave për 3 muaj.
Skuadra e Milanit njoftoi se në ditët në vazhdim do të kryhen analiza të mëtejshme për të përcaktuar saktë diagnozën e dëmtimit në këmbën e majtë të futbollistit.
Por edhe nëse rikthehet shpejt, historiku i dëmtimeve të Pato-s nuk premton një sezon të plotë për të. Që nga 2010 e deri në sezonin që sapo u mbyll, lojtari ka pësuar mjaft dëmtime që kanë kushtëzuar sezonet e tij. Në 3 vite ka munguar për plot 30 ndeshje, apo afërsisht një sezon të tërë, ndërsa në ditë, plot 405 ditë, dhe këtu nuk përfshihen ditët e dëmtimit të fundit.
Top Channel