Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona Edhe pse sekretari Amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta u përpoq të
qetësonte vorbullën e spekullimeve të një sulmi izraelit mbi Iranin me
deklaratat se në shtetin hebre, asgjë e tillë nuk është përgatitur,
çështja vazhdon të mbetet në vëmendjen e medias.
Skenarin me te fundit te mundshem e parashtron Daily Mail. E perditshmja britanike thote se Izraeli po planifikon te godase Iranin perpara zgjedhjeve presidenciale te nentorit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Kryeministri Benjamin Netaniahu, shkruhet ne artikull, mund ta urdheroje brenda disa javesh sulmin ndaj objektivave berthamore ne republiken islamike. Lideret izraelite besojne se i mberthyer ne nje beteje te ashper elektorale me rivalin republikan Mitt Romney, presidenti Barak Obama do te jete i detyruar ta mbeshtese mesymjen e Izraelit te kundershtuar nga kreret e ushtrise amerikane, nga frika se mund te humbase voten e elektoratit hebre ne shtetet e lekundura si Florida.
Tensionet u rishfaqen serish te marten me ekspozimin e nje arsenali te ri raketash Fateh 110 me rreze te shkurter veprimi ne Iran. Raketat jane prodhuar per te shkaterruar shenjestra brenda nje distance prej 300 kilometrash, e cila perfshin edhe luftanijet amerikane te stacionuara ne Gjirin Persik. Agjensite perendimore te inteligjences po i ndjekin nga afer nga zhvillim ne Teheran pas deklaratave te lidereve vendas se Izraeli eshte nje kancer qe duhet fshire nga harta e botes. Per shefin e ekzekutivit izraelit, ambicjet berthamore te shtetit islamik perbejne nje kercenim ekzistencial qe mund te perdoret per te shkaterruar vendin hebre.
Megjithate, ne Amerike e Britani ngurrohet kur vjen fjala tek sulmi, sepse kreret e sigurise ne te dy keto vende besojne se nderhyrja ushtarake do te çojne drejt nje konflikti vrastar qe do te perfshinte te gjithe Lindjen e Mesme.
Top Channel