Me vdekjen e ushtarit James A. Justice, numri i ushtarëve amerikanë të rënë në Afganistan ka arritur kuotën 2 mijë, sipas të dhënave të “New York Times”.
Gazeta amerikane ka publikuar të mërkurën një “portret të luftës”, me fotot e secilit prej ushtarëve të rënë në luftën kundër terrorizmit.
“NYT” vë në dukje se 1 mijë të parët kanë rënë në 9 vitet e para të konfliktit, ndërsa të tjerët vetëm në 27 muajt e fundit.
Gazeta prestigjoze tregon kështu rritjen e intensitetit të luftimeve, që nga dërgimi i 33 mijë përforcimeve nga presidenti Barack Obama.
E teksa forcat e koalicionit bëhen gati të tërhiqen vitin e ardhshëm, ende nuk dihet se si do të mund ta përballojnë të vetme forcat afgane të sigurisë këtë valë dhune.
Top Channel