Të paktën shtatë persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me bombë të realizuar në orët e vona të mbrëmjes në Turqinë Lindore, raportuan mediat dhe burimet zyrtare.
Një makinë e mbushur me lëndë plasëse shpërtheu pranë një komisariati në qytetin e Gaziantepit, vetëm disa dhjetëra kilometra nga kufiri sirian.
Disa policë janë midis viktimave dhe të lënduarve, ndërsa një televizion vendas tregoi pamje të një autobusi urban në flakë.
Zonat në Turqinë Lindore dhe atë Juglindore kanë pasur probleme me rendin publik së fundmi, për shkak të prezencës së rebelëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë, e cila përfaqëson një grup ekstremist që kërkon shpëkutjen nga Turqia dhe formimin e një shteti kurd.
PPK konsiderohet si një organizatë terroriste nga Ankaraja zyrtare, nga NATO, BE dhe shumë vende të tjera në botë.
Ndonëse askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë momentalisht, mediat turke janë treguar të shpejta që të fajësojnë pikërisht kurdët për këtë ngjarje.
Top Channel