
Autoritetet amerikane sekuestruan 150 milionë dollarë nga një bankë e lidhur me një skemë të pastrimit të parave për llogari të grupit militant libanez të Hezbollahut.
Vendimi u mor mbrëmjen e së hënës, pothuajse një vit pas akuzave të para se Banka Libanezo-Kanadeze kishte ndihmuar në pastrimin e parave me prejardhje trafikun e drogës dhe krime të tjera.
Këto para justifikoheshin në bazë e një tregëtie inekzistente makinash nga SHBA në Afrikën Perëndimore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë Hezbollahun si një organizatë terroriste.
”Siç pretenduam një vit më parë, Banka Libanezo-Kanadeze luajti një rol të madh në lehtësimin e riciklimit të parave për Hezbollahun dhe filialet e tij në botë”, deklaroi Michele Leonhart, kryetarja e Policisë Amerikane Anti-Drogë.
Hezbollahu, një grupim fundamentalist shiit, mohoi akuzat, të cilësuar prej tij si propagandë e pastër amerikane.
Top Channel