Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Vladimir Putin bëhet gjysh. Ky është lajmi i përhapur nga një televizion privat bullgar pjesë e grupit të manjatit të medias, Murdoch.
Televizioni bullgar deklaron se Maria, 27 vjeç, vajza e madhe e Putin, lindi një fëmijë në klinikën mjekësore të Kremlinit në datën 15 gusht.
I njëjti televizion deklaron se presidenti rus vizitoi menjëhërë të bijën e tij që e bëri gjysh për herë të parë duk i dhuruar një nip.
Jeta private e presidentit Putin ka qenë gjithnjë një tabu për mediat ruse dhe ato pak media që kanë guxuar të transmetojnë lajmë mbi jetën familjare të presidentit janë përballur shpesh me presione dhe gjoba të majme.
Lajmi i bërjes gjysh të Putin në Moskë u transmetua vetëm nga një radio dhe disa faqe e blogje internet.
Top Channel