Ndërron jetë “babai” i Maltës

21/08/2012 02:35

Ish-kryeministri i Maltës, Dom Mintoff, i cili luajti një rol dominues në politikën e ishullit për disa dekada pas pavarësisë së fituar nga Britania e Madhe, ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës.

96-vjeçari udhëhoqi Partinë Laburiste midis viteve 1949-84, ndërsa mbajti detyrën e kryeministrit midis viteve 1971-84, duke u bërë i njohur në të gjithë vendin për stilin e tij ballafaques dhe fjalimet e ndezura.

Si kryeministër, ai u përball vazhdimisht me kishën e fuqishme katolike, ndërsa vendosi rekorde në përmirësimin e standartit të jetesës së maltezëve.

I lindur në vitin 1916 si një djalë i një kuzhinjeri maltez të Marinës Mbretërore Britanike, Mintoff studoi në Universitetin e Oksfordit.

Fillimisht një mbështetës i ruajtjes së varësisë nga Londra, Mintoff fitoi famë si “babai i kombit”, pasi ndryshoi qëndrim, duke u shndërruar në një ndër luftëtarët më të ethshëm të pavarësisë së plotë, të arritur në vitin 1964.

Ai ndërroi jetë në mënyrë paqësore në vilën e tij pranë kryqytetit La Valeta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA