Pas shkatërrimit, një monument kulture automatikisht hiqet nga lista pasi nuk është më. Kështu ka ndodhur edhe me Shtëpinë e Republikës në Korçë.
Ndërkaq, i vetmi reagim zyrtar nga kreu i monumenteve, se kjo godinë nuk ka vlera arkitekturore, sjell reagimin e arkitektëve. Artan Shkreli thotë se është banësë me vlera të jashtëzakonshme.
“Ishte një nga shtëpitë më të rëndësishme arkitekturore në Shqipëri e cila është bërë në vitet ’80 të shekullit të XIX, në një periudhë ku ndryshon tërësisht tipologjia e banesës korçare. Elementët e ballkonit ishin me giz të derdhur që ishte edhe teknologjia e kohës. Përveç harbutërisë së pronarëve privatë, një mungesë e vëmendjes të shtetit shqiptar ndaj këtyre monumenteve të rëndësishme, kemi të bëjmë edhe me injorancën e institucioneve”, thotë zoti Shkreli.
Ministria e Kulturës hesht dhe është e izoluar ndaj çdo lloj infromacioni, edhe pse ka një kërkesë nga Bashkia e Korçës për rindërtimin e saj. Ndërkohe historianët thonë se shpallja e Korçës Republikë Autonome pas një marrëveshje me francezët ishte një akt madhor që nuk i la Korçën Greqisë.
Top Channel