Milan-Inter, shkëmbim Cassano-Pazzini

21/08/2012 00:00

Marrëveshja është arritur, Inter dhe Milan kanë rënë dakord. Pritet zyrtarizimi gjatë orëve në vazhdim për transferimin e Pazzini-t tek kuqezinjtë dhe Cassano-s tek zikaltërit.

Takimi i mbrëmjes së të hënës mes Adriano Galliani dhe Massimo Moratti ka zgjidhur gjithçka. Milani, përveç Cassano-s, ka rënë dakord që të paguajë 7.5 milionë euro për qendërsulmuesin italian.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Pazzini do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 2.8 milionë euro në vit, ndërsa Cassano do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Interin. Paga e tij nuk është bërë e ditur.

Presidenti zikaltër, Massimo Moratti, është shprehur për mediat italiane: “Shkëmbimi nuk është zyrtarizuar ende, por kush nuk do e dontë një lojtar si Cassano.”

Top Channel