Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Dy fotografë meksikanë janë torturuar dhe më pas vrarë në shtetin e Mikoaçanit. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas burimeve, të gjitha gjasat janë që autorë të vrasjeve të jenë anëtarët e një bande narkotrafikantësh të zonës.
Viktimat janë Jose Antonio Aguilar Mota dhe Arturo Barajas Lopez, 26 dhe 46 vjeç, nga qyteti La Estansia. I pari punonte kryesisht në sektorin e turizmit, ndërsa i dyti mbulonte kryesisht kronikën e zezë.
Më herët gjatë muajit qeveria meksikane miratoi një vendim për mobilizimin e 12 mijë ushtarëve dhe 3 mijë agjentëve të policisë federale në 7 shtete të vendit, për të luftuar krimin e organizuar.
Departamentet e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare njoftuan se 600 ushtarët e parë, të mbështetur nga dy helikopterë dhe 20 autoblinda, ishin dërguar në shtetin e Mikoaçanit.
Në tërësi dhuna e lidhur me trafikun e drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 50 mijë viktima që prej vitit 2006, kur presidenti i atëhershëm futi ushtrinë kundër karteleve.
Top Channel